KRYEFAQJA » LAJME » TI, Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit, Shqipëria në vendin e 83-të

TI, Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit, Shqipëria në vendin e 83-të

Asnjë vend nuk ka një rezultat të përsosur në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit 2016. Kështu vlerësohet në raportin e “Transparency International”. Shqipëria në këtë raport për vitin 2016, renditet në vendin e 83-të, ndër 176 vende të ekzaminuara. Ministri i shtetit Bledi Çuçi e ka vlerësuar si zhvillim tejet pozitiv këtë ripozicionim prej 39 vendesh krahasuar me 2013. Sipas zotit Çuçi puna e bërë me reformat ka rezultuar efikase në luftën ndaj korrupsionit.
Në rajon, Shqipëria lë pas Maqedoninë, në vendin e 90-të dhe Kosovën të 95-tën. Ndërsa Serbia ndodhet në vendin e 72, Greqia në të 69 dhe Mali i zi në të 64. Vendet e renditura me lartë në këtë listim janë Danimarka, Zelenda e Re dhe Finlanda.