KRYEFAQJA » LAJME » TI: Shqiptarët vlerësojnë se deputetët janë shumë të korruptuar
Trasparency International

TI: Shqiptarët vlerësojnë se deputetët janë shumë të korruptuar

Organizata Transparency International bëri të mërkurën publik Barometrin Global të Korrupsionit i cili mat përvjat e qytetarëve me korrupsionin në 42 vende të Europës dhe Azisë Qendrore. Raporti tregon se në Shqipëri qytetarët vlerësojnë se deputetët e tyre janë shumë të korruptuar. Shqipëria renditet e treta për nga niveli i lartë i perceptimit se deputetët janë të korruptuar, me 55 përqind. Ajo lë pas vetëm Moldavinë, me 76 përqind dhe Ukrainën, 64 përqind. Shqipëria ka renditje jo pozitive edhe në përvojat e qytetarëve me ryshfetin. Sipas raportit, përhapja e ryshfetit është në masën 34 përqind ose një në tre persona ka dëshmuar se ka bërë pagesa nën dorë për të marrë një shërbim publik. Mes vendeve të rajonit Shqipëria ka nivelin më të lartë, e ndjekur nga Bosnja me 27 përqind. Lidhur me përpjekjet e qeverisë për ta luftuar fenomenin, perceptimi në Shqipëri është në nivel mesatar.