KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » TIFF- një festival plot surpriza
TIFF- një festival plot surpriza

TIFF- një festival plot surpriza

Tirana International Film Festival, edicioni i 13-të i të cilit nis më 28 tetor, jo vetëm vijon të mbetet besnik i dashamirësve të kinemasë, por edhe t’i japë qytetit atmosferën magjike të Artit të Shtatë. 4.200 aplikime, filma nga 110 vende të botës që kanë synuar pjesëmarrjen në TIFF, janë treguesi i sasisë, por edhe rankimit të këtij festivali në listën e festivaleve rajonale të Kinemasë. Janë 111 filma pjesëmarrës që para se të vinin në TIFF kanë prekur kinematë dhe publikun e Kanës, Berlinit, Venecias dhe Karlovi Varit,  janë sipas drejtorit të festivalit Agron Domi, preludi i një festivali plot surpriza. Hollywood Foreign Press Association e ka renditur Tirana International Film Festival mes 102 Festivaleve më të rëndësishme botërore për vitet 2015-2016.
Festivalin e hapin dhe mbyllin dy premiera shqiptare, “Burrnesha” nga Laura Bispuri dhe “Babai” nga Visar Morina. Një tribut i veçantë i kushtohet një  prej personaliteteve të kinemasë  italiane dhe botërore siç është Pier Paolo Pasolini në “Pasolini Day”.  Programi special i TIFF përfshin një gamë të gjerë zgjedhjesh të cilat shfaqen në kinematë “Millenium dhe “Agimi” duke nisur nga “Life is short”, “Dokutiff”, “Women to women” si edhe “Marubi films”.