KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » TIFF shpall fituesit
tiff

TIFF shpall fituesit

Filmi gjerman “Hear the silence” nga regjisori Ed Erenberg mori trofeun më të rëndësishëm nga Tirana Film Festival si filmi më i mirë artistik. Juria e përbërë nga Darko Basheski Visar Morina dhe Mehdi Abdollahzadeh vlerësoi filmin për arritjen e mrekullueshme në vizatimin në kohë reale të efektit traumatik që ka lufta.

Ndërkaq, regjisori më i mirë u shpall italiani Claudio Caligari për filmin “Dont be bad”, ndërsa filmi nga Kosova “Home sweet Home”mori trofeun e skenarit më të mirë shkruar nga Zymber Kelmendi. Po ashtu Home Sweet Home rrëmbeu edhe çmimin FiPresci.

Çmimin e medias e mori filmi Polak Klezmer by Piotr Chrzan, Best film in Albanian u shpall Lost Exile nga Fisnik Maxhuni ndërsa filmi më i mirë i shkurtër u shpall Adaptation nga regjisori polak Bartosz Kruhlik. Në serinë e 23 çmimeve këtë vit TIFF u zhvillua në mungesvn thelbësore tv kinemasë duke evidentuar akoma një herë mungesën e kinemasë publike në kryeqytet.

Edicioni i 14-të i TIFF shfaqi 220 filma përreth 9 ditë duke ofruar edhe premiera të filmave të mëdhenj në Shqipëri siç ishte filmi i palmës së Artë “I Daniel Blake” nga Kean Loach apo Pedro Almodovar.