KRYEFAQJA » LAJME » Tim Cook surprizon klientët në Nju Jork
Tim Cook surprizon klientët në Nju Jork

Tim Cook surprizon klientët në Nju Jork

 

Presidenti i Apple, Tim Cook së bashku me shefin ekzekutiv, Eddy Cue ndaluan në një nga dyqanet Apple në Fifth Avenue të Nju Yorkut.

Edhe pse vizita të tilla janë mëse të zakonshme nga ana e Tim, për klientët që gjendeshin aty, ishte një befasi e këndshme. Këta të fundit shfrytëzuan rastin të benin foto dhe pyetje në lidhje me iPhonin e ri që do të dale së shpejti.

Shkak per ardhjen e Tim Cook në Nju York është bërë axhenda e tij e mbushur me ftesa të ndryshme nëpër programe televizive dhe konferenca, ku më interesantja pritet të jete kjo e sotmja në mbremje në kanlin CBS me Stephen Colbert.