KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Tinguj Dada në Tiranë

Tinguj Dada në Tiranë

Dadaistet ishin antiteza ndaj një shoqërie të korruptuar dhe kompromentuar thuajse në të gjitha nivelet. E lindur si një rrymë letrare dhe artistike kundra dëshpërimit të përgjithshëm të botës në Luftën e Parë Botërore, Dadaismi, Surrealizmi dhe Futurizmi u bënë qëndresa dhe frymezim për një shoqëri që i bënte oponencë korrupsionit të vlerave. Pikërisht me këtë frymë vjen edhe Dadaeast – Dadafest e integruar në festivalin ndërkombëtar të letërsisë Poeteka në Tiranë.

Nga data 26 deri më 30 shtator Tirana do të mirëpresë autorë ngë gjithë Europa të cilët do të përdorin fjalën dhe poezinë e performuar për të vizatuar një këndvështrim mbi botën në vendin e konsideruar me Dada që luhatet frikshëm mes revoltës dhe nënshtrimit.

Për katër ditë vende të ndryshme në kryeqytet nga Reja, tek statuja e Leninit hedhur pas galerisë së arteve por edhe sheshe dhe rrugë do të pushtohen nga poetë të njohur të rrymës Dada apo të Slam poetry. Nëse jë Dada nuk mund të mungosh.