KRYEFAQJA » LAJME » Tirana dhe Shkupi firmosin marrëveshje binjakëzimi

Tirana dhe Shkupi firmosin marrëveshje binjakëzimi

Bashkia e Tiranës dhe ajo e Shkupit nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi dhe binjakëzimi, përmes së cilës angazhohen të përfshihen në projekte të përbashkëta. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, priti në një takim të veçantë homologun e tij të Shkupit, Koce Trajanovski, me te cilin diskutoi mbi sfidat e zhvillimit dhe të mirëqeverisjes që përballen dy institucionet homologe. Veliaj e njohu homologun e tij me projektet që po zbatohen në Bashkinë e Tiranës, të cilat delegacioni nga Shkupi pati mundësi t’i shihte edhe terren. Sipas njoftimit për shtyp të Bashkisë së Tiranës, kryebashkiaku i Shkupit shprehu përshtypje pozitive sa i përket zhvillimeve në Tiranë. Drejtuesit e dy bashkive u angazhuan për të thelluar bashkëpunimin mes tyre.