KRYEFAQJA » LAJME » Tirana, gati për ditën e verës
dita e veres tirane aktivitete panair

Tirana, gati për ditën e verës

Tirana është gati për ditën e verës. E kthyer tashmë në traditë, dita e verës do të festohet edhe në kryeqytet me një axhende të mbushur me aktivitete të ndryshme përgjatë gjithë ditës. Festa do të përqëndrohet në qëndër të Tiranës, duke nisur nga ora 10 e mëngjesit e deri në mesnatë me muzikë, art, lojra dhe argëtim! Risi e kësaj feste këtë vit do të jetë çelja e panairit te produkteve bio. Ky është viti i dytë që Tirana organizohet me një program të posaçem festiv për ditën e verës, ndonëse kryqeyteti i ditës së verës për një ditë mbetet Elbasani.