KRYEFAQJA » LAJME » Tirana: Humbja ndaj Skënderbeut për faj të arbitrit

Tirana: Humbja ndaj Skënderbeut për faj të arbitrit

Fitorja 1-0 e Skënderbeut ndaj Tiranës, takim i vlefshëm për kategorinë superiore të kampionatit shqiptar, nuk është përtypur nga bardheblutë. Nëpërmjet një deklarate për shtyp KS Tirana ka shprehur indinjatën për ato që klubi i konsideron si “gabimet e arbitrit kryesor, Andi Koçi”. Klubi bardheblu e ka akuzuar arbitritin Koçi se me vendimet e tij ka paracaktuar fatin e këtij takimi. Sipas kronikës së takimit Koçi ka dhënë një penallti të dyshimtë për korçarët, dhe nuk ka dhënë një penallti të pastër për bardheblutë.