KRYEFAQJA » LAJME » Tirana, ide krijuese në infrastrukturë
Tirana natën, Ide krijuese në infrastrukturë

Tirana, ide krijuese në infrastrukturë

Pak kush mund ta ketë imagjinuar se rruga mund të kalohet edhe duke ecur mbi nje tastierë pianoje. Një gjë e tillë ndodh në rrugën e Durrësit, pranë gjimnazit Qemal Stafa, ku vijat e bardha, të njohura ndryshe si zebra, vinë në një formë krejt të veçantë. Një gjeje e tillë ka tërhequr vemendjen e drejtuesve të mjeteve apo kalimtarëve. 

Prej disa kohësh në Tiranë po ndërhyhet në infrastrukturën rrugore. Sinjalistika është një nga elementet që po plotësohet. Por duket se Bashkia e Tiranës nuk do t’i qëndroj modeleve standarte. Shembull i kësaj është ky vendkalim për këmbësore, por edhe shtimi i elementeve të tillë, si hapsirat e dedikuara për biçikletat dhe vija e verdhë për përdoruesit e shkopit të bardhë.

Një tjetër ndërhyrje infrastrukturore është bërë në ndriçimin e qytetit, këtij elementi që i jep jetë Tiranës edhe natën. Ide të tilla priten të zhvillohen më tej në të ardhmen. Veçanërisht ato do të synojnë sigurinë e këmbësorëve. Në disa vende të botës piktura tre dimensionale në rrugë, janë përdorur me sukses për të shmangur rreziqet e mundshme dhe për të ngadalësuar shpejtësinë e mjeteve.