KRYEFAQJA » LAJME » Tirana në “Dita pa makina”
Tirana në "Dita pa makina"

Tirana në “Dita pa makina”

Bashkia e Tiranës ftoi të gjithë qytetarët e saj që më 22 shtator, që shënohet si “Dita pa makina”, të shmangin lëvizjen me automjete. Në një dalje për mediat, nënkryetari i Bashkisë, Arbion Mazniku bëri të njohur edhe hartën e kufizimeve të qarkullimit të automjeteve. Zona kryesore ku nuk lejohet me makinë është zona brenda unazës së vogël të Tiranës. Bashkia ka menduar që e gjithë kjo hapsirë në qender të kryeqyetit të kthehet në një hapsirë festive, ku gjatë gjithë ditës do të organizohen aktivitete të ndryshme për të gjitha grupmoshat. Ajo ka bashkëpunuar me policinë rrugore për të shmangur trafikun e rënduar në kryeqytet. Ndërkaq disa shoqata ekologjistësht dhe sportive u kanë bërë thirrje banorëve të përdorin masivisht biçikletat.