KRYEFAQJA » LAJME » Tirana përkujton 70 vjetorin e themelimit të OKB
Tirana përkujton 70 vjetorin e themelimit të OKB

Tirana përkujton 70 vjetorin e themelimit të OKB

Bashkia e Tiranës i është bashkuar fushatës botërore për të përkujtuar 70 vjetorin e themelimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë një cermonie tha se institucioni që ai drejton i ka marrë shumë seriozisht 17 objektivat e Kombeve të Bashkuara. “Ne jemi më shumë të shqetësuar për gjeneratën tjetër sesa për problemet e tjera. Detyra jonë është për të menduar për gjenerat e ardhshme, jo për zgjedhjet e ardhshme. Jemi shumë të ndërgjegjshëm që një prej 17 objektivave të OKB-së ka të bëjë me qytetet e qëndrueshëm” tha zoti Veliaj. “Kjo është arsyeja pse që në muajin e parë filluam punën nga çerdhet. Në çdo vendim që kemi marrë është bazuar në këtë parim të OKB për t’u kujdes për ata që janë më të dobët dhe ata që kanë më shumë nevojë nga mbështetja publike” shtoi ai. Kreu i Bashkisë së Tiranës bëri të ditur se kanë nisur diskutimet me UNICEF, UNDP dhe agjensi të tjera të Kombeve të Bashkuara, që synojnë transformimin e Tiranës drejt një qyteti më të qëndrueshëm. “Kjo është arsyeja se pse në muajin tonë të parë kemi pasur dy ditë pa makina dhe më vjen mirë që ata që janë gëzuar më shumë nga ditët pa makina kanë qenë fëmijët, të cilët kuptojnë se qyteti është gjithashtu i tyre” zoti Erion Veliaj.
Cermonia ka kulmuar me ndriçimin e Kullës së Sahatit me ngjyrën blu, ngjyra zyrtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Kulla e Sahatit në Tiranë është një nga 150 monumentet e përzgjedhura në mbi 45 vende të botës nga OKB për t’u ndriçuar me ngjyrën simbol.