KRYEFAQJA » LAJME » “Tirana Smart City 2016-2026”
"Tirana Smart City 2016-2026"

“Tirana Smart City 2016-2026”

Bashkia e Tiranës po hedh sytë drejt zvillimit të ardhshëm të metropolit shqiptar. Ajo ka përgatitur projektet që do të paraqiten në Konferencë e Donatorëve “Tirana Smart City 2016-2026” që do të mbahet më 20 janar . Sipas kreut të bashkisë Erion Veliaj bëhet fjalë për 100 projekte që do tu paraqiten mbi 200 donatorëve. Në bashkëpunim me PNUD-in, bashkia ka përzgjedhur disa projekte si prioritarë. Të tillë janë terminali i transportit, qendra e kontrollit të trafikut, ngritja e një platforme “on line” për taksat dhe detyrimet ndaj bashkisë, shtimi i korsive për përdoruesit e bicikletave, zgjidhja e problemit të strehimit të romëve, shtimi me të paktën 7 parkingje nëntokësore etj. Me interes pritet të mësohet se cila është fatura financiare. Synohet që projektet të marrin udhë sa më shpejtë për tu realizuar brenda një periudhe 10 vjeçare. “Tirana Smart City” është konferenca e parë e këtij lloji në kryeqytet.