KRYEFAQJA » LAJME » Tirana tronditet, eksploziv, plagosje dhe vrasje
Tirana tronditet, eksploziv, plagosje dhe vrasje

Tirana tronditet, eksploziv, plagosje dhe vrasje

Tirana është tronditur mbrëmjen e së mërkurës nga tre ngjarje të rënda, midis tyre një vrasje. Sipas rrjedhës kronologjike, rreth orës 19, në një shesh ndërtimi tek rruga “5 maji” ka shpërthyer një sasi eksplozivi ku është dëmtuar një mjet. Shkaku mendohet të jetë një konflikt mes pronarëve dhe ndërtuesve. Pak më vonë tek zona e Komunës së Parisit, një biznesmen ndërtimi është gjetur nën breshërinë e armëve, por për fat ka shpëtuar vetëm me disa plagë. Ndërsa ngjarja më e rëndë ka ndodhur brenda zonës së ish bllokut. Rreth orës 22 një person është goditur me armë me silenciator dhe ka humbur jetën. Ai ka marrë dy plumba, një prej të cilëve në kokë. Policia ka identifikuar viktimën si një ish efektiv policie, emigrant në Francë, i cili prej disa ditësh gjendej në Tiranë. Një i afërm i tij, i cili ka qenë me të në momentin e ngjarjes është shoqëruar nga policia. Hetimet vazhdojnë.