KRYEFAQJA » LAJME » Tirana feston 1 qershorin

Tirana feston 1 qershorin

1 Qershori , Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve , e gjeti kryeqytetin në një atmoferë festive që veç fëmijët dinë ta krijojnë.

Epiqendra e festes ishte parku i liqenit arfticial. Ashtu siç kishte premtuar, dhurata e bashkisë së Tiranës për fëmijët në këtë ditë ishte parku i ri i lojrave . Se, sa e donin e u duhej fëmijëve të kryeqytetit një park si ky , nuk la vend për shumë komente. Pasi pa nga afër finalen e një pune që u krye me shumë peripeci , kryebashkiaku Veliaj tha me siguri se, mundi ia vlejti. Dhe është i vendosur që ,veçanërisht kur bëhet fjalë për fëmijët , të mos heqë dorë nga projektet dedikuar atyre.

Por, 1 qershori gjallëroi jo vetëm parkun tek liqeni artificial por edhe bulevardin dëshmorët e kombit dhe lulishtja para kryeministrisë , ku zunë vend shumë aktivitete zbavitëse e kulturore, iu dedikua terësisht fëmijëve.