KRYEFAQJA » LAJME » Tiranë: Aksion pastrimi në prag të Ditës së Verës
Tiranë: Aksion pastrimi në parg të Ditës së Verës

Tiranë: Aksion pastrimi në prag të Ditës së Verës

Një ditë përpara festimeve të Ditës së Veres, Bashkia e Tiranës ftoi në aksion qytetarët e Tiranës për pastrimin vullnetar të kryeqytetit. Ftesës ju përgjigjën mjaftë banorë të cilët prej orës 9 të mëngjesit nisën të pastronin ambientet para banesave të tyre. Vete kryebashkiaku Erion Veliaj iu bashkua aksionit vullnetar në një prej rrugëve të Tiranës. “U bëj thirrje të gjithë qytetarëve që së pari të dalim sot të përdorim këtë kohë të bukur që na dha natyra për të pastruar, secili lagjen e vet, secili komunitetin e vet, secili poshtë pallatit të vet. Së dyti, të na ndihmojnë që të mos ndosim. Kemi zakon ndonjëherë që ja vëmë fajin armikut, këtë nuk na e bën armiku, nuk ka armik imagjinar” tha zoti Velia. Kreu i Bashkisë së Tiranës i cili kohët e fundit është përfshirë në polemika me ambientalistë dhe anëtarë të shoqërisë civile lidhur me ndërtimin e Parkut të Lojrave për fëmijë tek Liqeni Artificial i Tiranës, u tha atyre se “Nëse e doni mjedisin, natyrën, nëse i doni pemët, nëse e doni pastërtinë ejani në pastrim. Ta duash mjedisin vetëm me llafe, me të bërtitura, me protesta, nuk mjafton. Ai që e do e do me fakte, e do me punë”.
Kjo është hera e dytë që Bashkia e Tiranës ndërmerr aksione për pastrimin e kryeqytetit. Organizatorët e këtyre aksioneve thonë se më shumë se tek pastrimi, synojnë të ndërgjegjësojnë banorët për ruajtur dhe mirëmbajtur Tiranën.