KRYEFAQJA » LAJME » Tirane, arrestohen 5 shtetas për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”

Tirane, arrestohen 5 shtetas për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”

Finalizohet operacioni “MIKS”, arrestohen në flagrancë 5 shtetas. Në kuadër të këtij opercioni, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 1 kg e 70 gr lëndë narkotike e dyshuar cannabis sattiva e presuar në formë çokollate,101 gr lëndë narkotike e dyshuar kokainë,0.4 gr lëndë e dyshuar heroinë,6 aparate celularë të markave të ndryshme.

2 automje të markave të ndryshme. Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policise Tiranë në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”dhe Komisariatin e Policisë Nr 6, kanë arrestuar në flagrancë 5 shtetas për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi dyshohet se ushtronin aktivitet kriminal në juridiksione të ndryshme në Tiranë duke tregëtuar tek klient të ndryshëm lëndë narkotike kokainë, heroinë dhe cannabis sattiva. Lëndën narkotike e paketonin në formë çokollate.