KRYEFAQJA » LAJME » Tiranë, dënohen të akuzuarit për terrorizëm
Tiranë, dënohen të akuzuarit për terrorizëm

Tiranë, dënohen të akuzuarit për terrorizëm

126 vjet heqje lirie për 9 të pandehur të akuzuar për terrorizëm dhe rekrutim luftëtarësh, ka qenë vendimi që tha të martën Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë. Prokuroria kishte kërkuar një total prej 152 vite. Më shumë është dënuar Bujar Hysa, 18 vjet, ndërsa më pak Astrit Tola 7 vjet.
Vetë të pandehurit dhe avokatët e tyre kanë reaguar ashpër duke i quajtur vendimet haptas të padrejtë. Ata kanë deklaruar se do të ankohen në të gjitha shkallët e gjyqësorit shqiptar dhe po të jetë nevoja edhe në Gjykatën e Strasburgut. Të dënuarit pritat ta vuajnë dënimin në një burg të sigurisë së lartë.