KRYEFAQJA » LAJME » Tiranë: Dita informative e Erasmus
Tiranë: Dita informative e Erasmus

Tiranë: Dita informative e Erasmus

Autoritete në Tiranë dhe përfaqësues të agjensisë Erasmus u kanë bërë thirrje të rinjve t’i bashkohen Programit të ri arsimor të Bashkimit Evropian. Në ditën informative të Erasmus në Tiranë, janë shpallur mundësitë aktuale për të aplikuar për universitete europiane në periudha e kohëzgjatje të ndryshme. Projekti që ka ardhur duke u zgjeruar nga viti në vit, synon krijimin e një brezi akademik me standarte e cilësi të universiteteve europiane, që mund të kontribojnë në rritjen e cilësisë së arsimit të lartë në vend. Aktualisht universitetet shqiptare janë përfshirë nga standarte akredimi që parashikojnë një trupë akademikësh cilësisht të reformuar në njohuri shkencore dhe pedagogji mësimdhënieje.