KRYEFAQJA » LAJME » Tiranë: Formimi akademik dhe studimi shkencor, bazuar në kërkesat e tregut të punës

Tiranë: Formimi akademik dhe studimi shkencor, bazuar në kërkesat e tregut të punës

Fakulteti Ekonomik, që prej tre muajsh, ka standartizuar në marrëveshje bashkëpunimin me një sërë institucionesh. Dekani i këtij fakulteti Prof.Dhori Kule vlerëson se tashmë kjo përbën domosdoshmëri.

Ndërkohë një nga marrëveshjet e fundit është ajo me Ministrinë e Inovacionit dhe Administratës Publike. Në çfarë konsiston në terma konkrete bashkëpunimi i pritshëm. Orientimi i profesionistëve të ardhshëm bazuar në kërkesat e tregut dhe trendin e zhvillimit të tij, siguron jo vetëm punësimin e tyre të sigurtë por edhe mundësinë e zgjidhjeve efikase dhe efiçente të problematikave të ndryshme.