KRYEFAQJA » LAJME » Tiranë, grabitje afër “Sheratonit”
Tiranë, grabitje afër "Sheratonit"

Tiranë, grabitje afër “Sheratonit”

Një person ende i paidentikuar i ka grabitur forcërisht të martën në mesditë një shumë të madhe parash një kambisti. Gjithshka ndodhi në pak minuta në afërsi të stadiumit “Qemal Stafa” në Tiranë, pranë Hotelit “Sheraton”. Kambisti, i cili sapo kishte dale nga një bankë ku kishte tërhequr shumën e parave, është gjetur nën kërcënimin e pistoletës së një personi me fytyrë të maskuar, i cili i ka marrë çantën me para. Grabitësi ka hipur në një motorr dhe larguar me shpehtësi nga vendi i ngjarjes bashkë me një person tjetër. “Grupi hetimor po punon për zbardhjen e mekanizmnit dhe identifikimin e autorëve” bëri të ditur nga ana e saj policia. Ngjarja ka tërhequr vemendjen pas polemikave të nxehta të ditëve të fundit mes maxhorancës dhe opozitës për rritjen e nivelit të kriminalitetit dhe pasigurisë së popullsisë në vend. Opozita po akuzon qeverinë se është frymëzuese e këtyre ngjarjeve, por kjo e fundit i ka hedhur poshtë akuzat.