KRYEFAQJA » LAJME » Tiranë, kapen me 30 kg kanabis në bagazhin e mjetit, furnizonin zonën e Oxhakut
polici

Tiranë, kapen me 30 kg kanabis në bagazhin e mjetit, furnizonin zonën e Oxhakut

Tre persona, njëri nga Durrësi dhe dy nga Tirana janë arrestuar në flagrancë duke iu sekuestruar 30 kg lëndë e dyshuar narkotike e llojt “Cannabis Sattiva”. Në pranga janë vënë 47-vjeçari Ilir Kaja , 32-vjeçari Krasniq Krasniqi dhe 37-vjeçari Juri Muça. Ata dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të dyshuar të llojit cannabis sattiva në zonën e Oxhakut. Në momentin e konstatimit, shtetasit Ilir Kaja dhe Krasniq Krasniqi po qëndronin në një distancë prej disa metrash nga njëri-tjetri dhe nga automjeti tip “Seat” me targë AA 457 MZ, ndërsa shtetasi Juri Muça po qëndronte disa metra me tutje duke ruajtur dy shtetasit e tjerë. Në këto momente është bërë ndërhyrja e menjëhershme, si dhe është ushtruar kontroll në automjetin e mësipërm, i cili ka qenë i parkuar, ku në bagazhin e këtij automjeti është gjetur një thes brenda të cilit ishin të paketuara 6 thasë të tjerë të mbështjellë me celefon të trashë. Në brendësi të këtyre thasëve ishte lënda e dyshuar si narkotike e llojt “Cannabis Sattiva”, e cila pas peshimit rezultoi e peshës 30 kilogramë. Gjithashtu janë sekuestruar në cilesinë e proves materiale 2 automjete dhe 4 telefona celularë.