KRYEFAQJA » LAJME » Tiranë, Këshilli Bashkiak i hap rrugë hipotekimit të mbi 1375 pallateve

Tiranë, Këshilli Bashkiak i hap rrugë hipotekimit të mbi 1375 pallateve

Një çështje e ndjeshme në kryeqytet, siç është mungesa e hipotekës për shumë apartamente të pallateve të reja, që kanë dalë nga kushtet e lejes së ndërtimit, do të zgjidhet përmes një vendimi të Këshillit Bashkiak. Vendimi i hap rrugë regjistrimit të tyre në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, duke i pajisur me çertifikatë përdorimi. Të interesuarit duhet të paraqesin kërkesë pranë bashkisë, strukturat e së cilës do të kryejnë aktkontrollet dhe mbi bazën e tyre do të vijohen proçedura e regjistrimit në Hipotekë. Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, kryetari Erion Veliaj propozoi edhe ngritjen e një kompanie transporti publik, që do të menaxhohet nga bashkia. Ky propozim nxiti debat mes kryebashkiakut dhe kreut të këshilltarëve të PD-së. Kryebashkiaku propozoi që edhe abonetë duhet të shpërndahen nga Bashkia dhe jo nga kompanitë private.