KRYEFAQJA » LAJME » Tiranë, konferencë për sigurinë rrugore
Tiranë, konferencë për sigurinë rrugore

Tiranë, konferencë për sigurinë rrugore

Në Tiranë të mëkurën ka nisur Konferenca e Parë “Standardet e Sigurisë Rrugore në Bashkimin Europian, pikë referimi për Shqipërinë”. Qëllimi që nxiti organizimin e kësaj konferencë është situata aktuale e sigurisë në rrugët e Shqipërisë dhe përcaktimi i hapave që duhen ndjekur për ta përmirësuar sigurinë rrugore, duke ju përafruar standardeve të Bashkimit Evropian. Shqipëria konsiderohet një ndër vendet me problematike rrugore të rënduar. Në 20 vitet e fundit kanë ndodhur mbi 19 mijë aksidente me rreth 10 mijë viktima dhe mbi 26 mijë të plagosur.