KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Tiranë: “ Medalja e Mirënjohjes”për aktoren Hajrie Rondo-Veliaj: “Simbol inkurajimi dhe i rikthimit të shpresës”

Tiranë: “ Medalja e Mirënjohjes”për aktoren Hajrie Rondo-Veliaj: “Simbol inkurajimi dhe i rikthimit të shpresës”

Aktorja e madhe e sa e sa roleve në kinematografi e teatër, Hajrie Rondo, e cila prej kohësh është në luftë me një sëmundje të rëndë, vjen sërish në skenën e teatrit kombëtar me komedinë “Tre dhendurët” të shkrimtarit Dionis Bubani.

Kryebashkiaku Erion Veliaj në nder të saj organizoi enkas një ceremoni . Me vlerësimin për punën dhe kontributin, ajo e ka vlerësuar punën e kryebashkiakut.

Veliaj, i cili i ka dorëzuar “Medaljen e Mirënjohjes” ka cilësuar si frymëzim për rininë e këdo, forcën e artistes së madhe. Artistja e dashur për të gjithë shqiptarët e mbyll me këtë mesazh të fuqishëm dashurie për jetën.

Komedia “Tre dhëndurët” e shkrimtarit shqiptar Dionis Bubani ka nisur të shfaqet në Teatrin Metropol prej ditës së enjte, 20 Tetor, dhe do të vazhdojë të vihet në skenë deri në mesin e muajit Nëntor.