KRYEFAQJA » LAJME » Tiranë: Në sheshin “Nënë Tereza” perurohet një pllakë në nder të shenjtërimit të saj
Tiranë: Në sheshin që mban emrin e saj, pllakë në nder të saj

Tiranë: Në sheshin “Nënë Tereza” perurohet një pllakë në nder të shenjtërimit të saj

Në Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, në sheshin që mban emrin e saj në Tiranë, është vendosur një pllakë në nder të bamirëses me origjinë shqiptare. Kryebashkiaku Erion Veliaj bashkë me ministren e Kulturës Mirela Kumbaro dhe personalitete të tjerë, ndërsa kanë zbuluar pllakën, ka theksuar se që prej sot Shqipëria rezulton të jetë një vend që lind shenjt, të cilët frymëzojnë gjithë botën.

Më pas sheshi Nënë Tereza ka ushtuar nga muzika kishtare e sjellë përmes një koncerti të artistëve të Teatrit të Operas e Baletit. Pjesë të përzgjedhura nga veprat e kompozitorëve Puccini, Verdi, Mascagni, Vivaldi, etj janë interpretuar nga solistët Mariana Leka, Eva Golemi, Ylber Gjini, kori dhe orkestra simfonike.