KRYEFAQJA » LAJME » Tiranë, nis ndërtimi i unazës së vogël
Tiranë, nis ndërtimi i unazës së vogël

Tiranë, nis ndërtimi i unazës së vogël

Bashkia e Tiranës fillon të mërkurën punimet për ndërtimin e Unazës së Vogël në qendër të Tiranës. Realizimi i objektit parashikon shembje dhe shpronësime, ndërtime të kanalizimeve si dhe zhvillim të infrastrukturës nëntokësore dhe mbitokësore. Projekti për ndërtimin e kësaj unaze është hartuar rreth dy dekada e gjysëm më parë. Në kohën kur kryetari i bashkisë ishte kryeministri aktual Edi Rama, pati disa përpjekje për ta vënë në jetë, por u la pas dore kur në krye të bashkisë erdhi zoti Lulzim Basha. Pak ditë më parë kreu aktual Erion Veliaj  duke bërë të ditur fillimin e zbatimit të projektit tha se”Brenda 6 muajve do të kemi kompletuar Unazën e Vogël të Tiranës, për të zgjidhur njëherë e mirë një ngërç të jashtëzakonshëm trafikun për qendrën e qytetit”. Ende nuk bëhet e ditur fatura e këtij projekti, por sipas mediave deri tani janë parashikuar dhe rimbursuar 10 milionë euro.