KRYEFAQJA » LAJME » Tiranë, normalizohet furnizimi me ujë
Tiranë, normalizohet furnizimi me ujë

Tiranë, normalizohet furnizimi me ujë

Situata në impiantin e Bovillës është rikthyer në parametra normal, duke bërë të mundur furnizimin me ujë të pijshëm në të gjithë rrjetin e shpërndarjes. “Ujësjellës Kanalizime Tiranë njofton të gjithë qytetarët se duke nisur nga ora 22:00 e mbrëmjes së sotme, situata në impiantin e Bovillës është rikthyer në parametra normal, duke bërë të mundur furnizimin me ujë të pijshëm në të gjithë rrjetin e shpërndarjes” bëhet e ditur në një njoftim zyrtar të shpërndarë të hënën.
Pas shirave të furishëm të së dielës, një pjesë e qytetit të Tiranës pati probleme në furnizimin me ujë për shkak të ndotjeve në impiantin ujëmbledhës të Bovillës. Ndërprerja e ujit solli vështirësi veçanërisht në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Por të martën ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj tha se situata është normalizuar.