KRYEFAQJA » LAJME » Tiranë, opozita e djathtë në protestë kërkon dorëheqjen e qeverisë dhe zgjedhje të reja
Tiranë, opozita e djathtë në protestë kërkon dorëheqjen e qeverisë dhe zgjedhje të reja

Tiranë, opozita e djathtë në protestë kërkon dorëheqjen e qeverisë dhe zgjedhje të reja

Në Tiranë opozita e djathtë shqiptare po e përkujton, 8 dhjetorin, Ditën Kombëtare të Rinisë me një protestë masive. Përkrahësit e saj janë mbledhur fillimisht në sheshin “Skënderbej” për të vijuar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Përballë selisë së qeverisë është ngritur podiumi drejtuesit e Partisë Demokratike dhe përkrahës të saj po do të mbajnë fjalën e radhës. Ata po evokojnë 8 dhjetorin e vitit 1990, kur protesta e nisur nga studentët shqiptarë dhe e përkrahur nga populli i Tiranës, detyroi regjimin e komunist të shpallte pluralizimin politik. Kjo datë do të mbahet mend si nisja e ndryshimeve demokratike në Shqipëri, pas 50 vjet diktature komuniste. Oratorët me një fjalor, ndoshta edhe më të ashpër se folësit e viteve 1990, po akuzojnë qeverinë e kryeministrit socialist Edi Rama se ka rikthyer Shqipërinë në vitet e errta të regjimit komunist, e kanë varfëruar dhe grabitur pupullin shqiptar. Ata po kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Ka patur momente momente shpërthimi nga protestuesit, të cilët kanë djegur pankarta me foto të kryeministrit Rama, kanë hedhur shishe, shkopinj e gurë deri dhe mjete tymuese drejt kryeministrisë. Në disa raste policia ka larguar disa persona që kanë tentuar të kalojnë gardhin e policeve që si zakonisht vendosen para selisë së qeverisë.

Policia ka marrë masat për mbarëvajtjen e kësaj proteste. Mësohet se qarkullimi në segmentet rrugore nga ku pritet kalimi i protestuesve, rruga e “Kavajës”, apo Rruga e “Durrësit” ”, rruga e “Dibrës”, rruga e “Elbasanit”, bulevardi “Bajram Curri”, do t’i nënshtrohen një qarkullimi të kufizuar të mjeteve motorike. Në gatishmëri janë vendosur edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, ndërsa dhjetëra efektivë të komisariateve janë vendosur në sheshin “Skënderbej”, bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe sheshin “Nënë Tereza”.