KRYEFAQJA » LAJME » Tiranë, policia vë në pranga 16 anëtarë të një grupi shpërndarës droge
Tiranë, policia vë në pranga 16 anëtarë të një grupi shpërndarës droge

Tiranë, policia vë në pranga 16 anëtarë të një grupi shpërndarës droge

Një grup që konsiderohej mjaftë i fuqishëm nga Policia e Tiranës në trafikimin dhe shpërndarjen e drogave të forta, është goditur mbrëmjen e së hënës. Sipas policisë në pranga janë vënë në kohë të ndryshme 16 anëtarë të një grupi kriminal, që shiste kokainë në disa zonë të kryeqytetit. Gjatë operacionit me emrin e koduar “Tangent” janë ndaluar 7 shtetas shqiptarë, por edhe nga Kosova. Më parë policia kishte arrestuar edhe 9 shtetas të tjerë. Ata janë të moshave nga 25 deri 50 vjeç. Hetimet e policisë kanë provuar se shtetasit e arrestuar e siguronin lëndën narkotike përmes Gjergji Cukalit, që mendohet se është kreu i grupit, dhe më pas e shpërndanin, sipas porosive të marra nga klientët. Zonat kryesore të veprimit ishin rruga “Myslym Shyri”, ish-Blloku, sheshi “Uillson”, rruga “Ali Demi”, zona e “Porcelanit” dhe rruga e “Elbasanit”. Provat materiale të sekuestruara përmblidhen në 282.1 gram lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 25 telefona celularë, 5 automjete të markave te ndryshme, 15 çelsa automjetesh, të cilat dyshohen se jane mjete të lëna si garanci për dhënien e shumave të ndryshme të parave. Të ardhurat nga shitja e kokainës llogariten rreth 50 mijë euro në muaj.