KRYEFAQJA » LAJME » Tiranë, projekti i parkimit për rezidentët

Tiranë, projekti i parkimit për rezidentët

Parkimi në Tiranë kthehet shpesh në një mision thuajse të pamundur. Kjo ndodh rëndom në zonat afër qendrës ku qarkullimi është edhe më i ngarkuar. Ky bllok banimi pranë stadiumit Selman Stërmasi u rikualifikua 5 muaj më parë nga Bashkia e Tiranës. Projekti parashikonte edhe vendparkim për banorët e zonës, të cilët thonë se veshtirësia për të parkuar pranë vendbanimit është kthyer në një stres të përditshëm.

Për mungesë informacioni apo çështje proçedurash banorët e kësaj zone janë ende në pritje të kartave të rezidentit, një pullë ngjitëse, që duhet të vendoset brenda xhamit në pjesën e përparme të automjetit, e cila të identifikon si banorë të zonës e të jep të drejtën të parkosh në hapsirat e dedikuara.

Në përgjigje të interesimit tonë, Bashkia e Tiranës sqaron se shpërndarja e kartave të rezidentit për banorët e bllokut Shushica, që kanë aplikuar për t’u pasjisur me to, do të nis brenda pak ditësh.

Projekti po pilotohet në këtë bllok pallatesh dhe kartat e rezidentit do të jenë falas për këtë vit.