KRYEFAQJA » LAJME » Tiranë: Protesta kundër ligjit për importin e plehrave para parlamentit
Tiranë: Protesta kundër ligjit për importin e plehrave para parlamentit

Tiranë: Protesta kundër ligjit për importin e plehrave para parlamentit

Me simbolikën e kazanit ku çdo ditë në hedhim mbeturinat të pandara në të thjeshta dhe të riciklueshme Aleanca kundër importit të plehrave të mbështetur nga qytetarë proteston para kuvendit këtë të enjte kundër ligjit për importin e plehrave.

Sugjerimi i partisë lëvizja socialiste për integrim që kërkon se shoqëria civile të ketë akses të bëjë monitorimin në pikat doganore të caktuara për kontrollin dhe zhdoganimin e mbetjeve, nuk u jep siguri protestuesve.

Kërkesa për referendum është hapi tjetër i kësaj lëvizjeje nëse ligji miratohet.