KRYEFAQJA » LAJME » Tiranë, protestë për lirimin e Haradinajt

Tiranë, protestë për lirimin e Haradinajt

Arrestimi i liderit të Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës, Ramush Haradinaj më 4 Janar të këtij viti nga policia franceze në aeroportin e Baselit sipas një fletë-arresti të Serbisë të vitit 2004, ka nxitur organizimin e protestave në qytetet kryesore të Kosovës dhe në disa kryeqytete europiane, madje edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në këto protesta është kërkuar lirimi pa kusht i ish-gjeneralit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heqja nga listat e Interpolit të shtetasëve të Kosovës që akuzohen dhe kërkohen padrejtësisht nga shteti serb.
Një protestë për lirimin e Ramusha Haradinajt është organizuar edhe në Tiranë nga Shoqata, “Miqtë e vëllezërve Haradinaj”. Protestuesit që janë grumbulluar pranë selisë së ambasadës franceze në Tiranë, fillimisht kanë bërë homazhe pranë përmendorës së Komandantit Legjendar të UÇK-së Adem Jashari.
Më pas ata kanë kërkuar lirimin e zotit Haradinaj dhe shpalljen “nul” të fletë-arresteve të Serbisë për luftetarët e lirë dhe pavarësisë së Kosovës. Organizatorët e protestës në Tiranë kanë paralajmëruar masivizim të aktiviteteve të tyre në rat të moslirimit të zotit Haradinaj ditën e enejte nga insitucionet e Drejtësisë franceze.