KRYEFAQJA » LAJME » Tiranë, qytetarët ankohen për mungesën e parkimeve

Tiranë, qytetarët ankohen për mungesën e parkimeve

Parkimi në Tiranë është një shqetësim i përditshëm. Banorët e kryeqytetit përballen me sfidën për të gjetur një vendparkim, qoftë edhe për pak minuta, që në mëngjes, kur shoqërojnë fëmijët në çerdhe a kopshte. Në këtë rrugë ka vendparkim me pagesë, vendparkim të dedikuar për personat me aftësi të kufizuara, por jo një vendqëndrim për kopshtin publik. Mungesa e parkimeve është me e ndjeshme në qendër të Tiranës dhe në zonën e bllokut.

Ajo që të bie në sy në kryeqytet është shtimi i vendparkimeve me pagesë, të cilat sipas vendimit të shkurtit të këshillit bashkiak do të zënë afro 60 përqind të hapësirave publike. Tarifimi bëhet në varësi të zonës, duke nisur nga 20 lekë/orë. Por për drejtuesit e mjeteve pagesa është në mjaft raste është e papërballueshme, për aq kohë sa nuk kanë një vend të sigurt parkimi as kur shkojnë në punë e as kur kthehen në shtëpi.

Nga 11 parkime nëntokësore, Bashkia e Tiranës ka në proces ndërtimin e 3 prej tyre, atë tek ish stacioni i trenit, tek parku rinia dhe në sheshin Skëndërbej. Sipas Bashkisë së Tiranës politika që po ndiqet synon të inkurajoje lëvizjen pa makina. Por çështja është ku do të qëndrojnë makinat nëse nuk lëvizin?!