KRYEFAQJA » LAJME » Tiranë: Rikonstruktohet kopshti Pinoku në Bregun e Lumit

Tiranë: Rikonstruktohet kopshti Pinoku në Bregun e Lumit

Ka përfunduar edhe rikonstruksioni i kopshtit Pinoku në zonën e Bregut të Lumit i cili frekuentohet nga 180 fëmijë, mes tyre edhe fëmijë të komunitetit rom dhe Egjiptian. Kryebashkiaku Erion Veliaj, ndërsa pa nga afër transformimin e këtij institucioni publik të edukimit, përsëriti se bashkia po ofron të njëjtat kushte si për fëmijët që jetojnë në qendër të qytetit, edhe për ata në periferi.

Kryebashkiaku Veliaj tha se pas investimeve në institucionet e edukimit, bashkia do të vijoje me ato në infrastrukturë. E tillë është ndërhyrja që po kryhet në këtë zonë për riparimin e brigjeve të lumit me qëllim shmangien e përmbytjeve.