KRYEFAQJA » LAJME » Tiranë, rradhë të gjata për të marrë tekstet shkollore
Tiranë,Rradhë të gjata për të marrë tekstet shkollore

Tiranë, rradhë të gjata për të marrë tekstet shkollore

Edhe pse ka rreth 4 ditë që ka nisur shitja e librave mësimor për vitin e ri shkollor 2016-2017, situata vazhdon të jetë e rrëmujshme në të gjitha pikat e shitjeve në kryeqytet. Prindërit ankohen për orët e gjata që u duhet të shpenzojnë në rradhë, si dhe për mungesën e shumtë në tituj. Drejtoresha e Arsimit Parauniversitar Zamira Gjini në një dalje publike për mediat ka sqaruar se së shpejti do të dalin në treg edhe botimet e reja të cilat kanë munguar, pasi një pjesë e botuesve ende nuk kanë marrë pullën e sigurisë. Kjo pullë nuk është shpërndarë në kohë për shkak të proçedurave administrative, ka shpjeguar Gjini. Ministria e Arsimit ka publikuar edhe listën me pikat e shitjeve të librave në çdo shkollë, për të evituar në këtë mënyrë rradhët e gjata.