KRYEFAQJA » LAJME » Tiranë, sherr mes adoleshentëve, plagoset 15-vjeçari

Tiranë, sherr mes adoleshentëve, plagoset 15-vjeçari

I plagosur me thikë në këmbë ka mbetur 17 vjeçari me inicialet K.S i cili është dërguar në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë për jetën pasi thika i ka prekur arterien kryesore.

Ngjarja është shënuar në mesdite, jashtë ambienteve të shkollës, pas derës kryesore të institucionit arsimor.

Gjatë përplasjes janë përdorur armë të ftohta, ku menjëherë policia ka shoqëruar 5 të rinj dhe vetëm pas marrjes në pyetje Marsel Suli, edhe ky 17 vjeç është identifikuar si autor i plagosjes. Dëshmi nga nxënës të shkollës thanë se konflikti ka nisur për një femër ku të rinjtë debatuan me njëri tjetrin në rrjetin social facebook fillimisht e më pas në përplasje me sende të forta.

Mësohet se policia ka shoqëruar për të sqaruar rethanat e ngjarjes Drejtorin dhe dy mësuesit kujdestarë të dy nxënësve të vitit të dytë Çajupi në kryeqytet.