KRYEFAQJA » LAJME » Tiranë, shitësit ambulantë kundër urdhërit të Bashkisë

Tiranë, shitësit ambulantë kundër urdhërit të Bashkisë

Në këtë rrugë edhe ata që kanë dyqane i ekspozojnë mallrat në trotuare. Nëse je me fëmijë me karrocë, detyrohesh të zbresësh në rrugë për t’ua lënë trotuaret mobiljeve të përdorura. Pak ditë më parë Bashkia tha se hapsirat publike do të lirohen. Sipas një urdhëri të Bashkisë, në këto hapsira do të lejohet të shiten vetëm fruta-perime, lule dhe libra në stenda të dizenjuara nga Bashkia.

Përtej panoramës që të ofron rruga Qemal Stafa, thuajse në të gjitha rrugët e Tiranës gjen njerëz që shesin c’të mundin. Sapo u afrohesh të tregojnë për frikën ndaj policisë Bashkiake, janë gati në çdo çast të mbledhin mallin e të vrapojnë. Thonë se ky aktivitet është e vetmja mënyrë mbijetese.

Një e moshuar rreth të 80-ave na tregon sakrificën e vazhdueshme për të siguruar jetesën.

Ndonëse e ndjejnë vazhdimisht presionin e policisë Bashkiake ata që shesin në rrugët e Tiranës, të detyruar nga rrethanat sociale dhe ekonomike nuk heqin dorë nga ky aktivitet.