KRYEFAQJA » LAJME » Tiranë, situata po mbahet në monitorim
Tiranë, situata po mbahet në monitorim

Tiranë, situata po mbahet në monitorim

Bashkia e Tiranës vazhdon të ketë në monitorim situatën e krijuar si pasojë e rreshjeve të dendura të shiut. Mbi 1200 punonjës të Bashkisë ndodhen në terren për t’ju përgjigjur rasteve problematike. Kryetari i Këshillit të qarkut, Aldrin Dalipi tha për TVSH se situata është pasojë e ndertimeve pa kriter nder vite. Sipas tij shtabi i emergjencave pranë Bashkisë, po planifikon një ndërhyrje që do t’i jap zgjidhje përfundimtare këtij problemi.
Situata e krijuar nuk i ka shpëtuar politikës. Deputetët demokratë Myqerem Tafaj dhe Gerti Bogdani ishin në zonën e Bregut të Lumit në kryeqytet, më e goditura nga vërshimi i ujrave. Ata i kërkuan qeverisë të evakuojë qytetarët në rrezik e të mos kujtohen për ta vetëm kur bëhet fjalë për mbledhjen e taksave apo pagesën e faturave të energjisë.