KRYEFAQJA » LAJME » Tiranë: Stadiumi merr “OK” nga KKT
stadiumi i ri ne tirane merr "OK"

Tiranë: Stadiumi merr “OK” nga KKT

Tirana do të ketë tashmë stadiumin e ri. Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar lejen për fillimin e punimeve me vendim Nr. 01, datë 29.04.2016. Në këtë mbledhje, KKT-ja përveç lejes së ndërtimit vendosi hartën e planvendosjes se strukturave, e cila i është bashkëlidhur këtij vendimi, procedurat administrative-ligjore për objektin do të vijohen nga Bashkia e Tiranës si dhe Agjencia e Zhvillimit të Territorit do të ngarkohet për zbatimin e vendimit. Stadiumi i ri i cili do të ndërtohet në atë territor ku ndodhet aktualisht “Qemal Stafa” do të jetë i kategorisë së pestë, më të lartë, për nga parametrat cilësorë që do të ofrojë ai, por i katërti për nga kategoria për shkak të numrit të spektatorëve. Ai do të ketë gjithashtu edhe një kullë në strukturë e cila do të jetë 24 katëshe. Pas dhënies së lejes së ndërtimit nga KKT-ja, tashmë mbeten disa procedura “dytësore” për t’u kryer në Bashkinë e Tiranës nga ‘Shoqëria Kuq e Zi’, për të shembur fillimisht stadiumin e ekzistues dhe, më pas, për të nisur nga puna për ngritjen e impiantit të ri. Ky stadium do të jetë në funksion të kombëtares shqiptare të futbollit. Ndërtimi i Arenës Kombëtare do të zgjasi 24 muaj.