KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Tiranë- Varshavë, bisedime për urë ajrore
Tiranë- Varshavë, bisedime për urë ajrore

Tiranë- Varshavë, bisedime për urë ajrore

Shqipëria dhe Polonia po shikojnë mundësinë e vendosjes së një ure ajrore midis tyre. Kjo është bërë e ditur gjatë takimit të Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Sokol Dervishaj me Ambasadorin e Polonisë rezident në Romë, Dariusz Karol Bachura. Zoti Bachura tha se kompania kombëtare ajrore polake “LOT” ka interes për të kryer fluturime direkte nga Varshava në Tiranë dhe anasjelltas. Sipas tij kjo pë shkak të kërkesave të shumta nga turistët polakë për të vizuar Shqipërinë.
Ministri Dervishaj deklaroi se pala shqiptare është e gatshme të fillojë bisedimet për të bërë të mundur operimin e kësaj linje ajrore, çfarë do të ketë impakt të konsiderueshëm në rritjen e numrit të turistëve polak në vendin tonë, si dhe do të ndikonte në rritjen e konkurueshmërisë për t”ju ofruar pasagjerëve shqiptar, më shumë shërbime dhe çmime më të ulëta.
Transporti detar, rrugor dhe hekurudhor nga të dy palët u vlerësuan si fusha të tjera bashkëpunimi në të ardhmen.