KRYEFAQJA » LAJME » Tiranë, vëllai vret vëllanë pas një konflikti pronësie
Vëllai ka vrarë vëllanë pas një konflikti pronësie në Valias

Tiranë, vëllai vret vëllanë pas një konflikti pronësie

Konflikti për pronën përsëri ka shënuar një ngjarje të rëndë brenda familjes. Policia e Tiranës njoftoi se rreth orës 16:45 të pasdites së të enjtes, në Valias të Tiranës, vëllai ka vrarë vëllanë. Pas këtij njoftimi uniformat blu janë nisur menjëherë drejt vendgjarjes ku dhe kanë bërë zbardhjen paraprake të këtij konflikti dhe kanë bërë identifikimin e personave të përfshirë. Afrim Kallari, ka vrarë me çifte të vëllain E. Kallari. Pista e cila dyshohet të ketë sjellë këtë ngjarje të rëndë është ajo e konfliktit të pronësisë. Vrasësi është arrestuar prej agjentëve të antikrimit dhe është shoqëruar për në komisariatin numër 5. Nga kjo përplasje mes vëllezërve dyshohet se ka mbetur e plagosur edhe nëna e tyre.