KRYEFAQJA » LAJME » Tiranë, vijojnë rikualifikimet urbane
tirane-vijojne-rikualifikimet-urbane

Tiranë, vijojnë rikualifikimet urbane

Blloku i pallateve dhe shtëpive private mes “Rrugës së Kavajës” dhe Rrugës “Myslym Shyri” po rikualifikohet. Kryetari i Bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj, i cili inspektoi punën e nisur prej pak javësh për rikualifikimin urban të zonës, vuri theksin te 50 kantieret e hapura në të gjithë qytetin dhe angazhimi i bashkisë për t’iu përgjigjur qytetarëve me investime.

Ndërsa siguroi se Bashkia do të marrë parasysh kërkesat e banorëve të Tiranës. Veliaj kërkoi bashkëpunimin e tyre për të respektuar hapsirat publike.

Projekti për rikualifikimin urban të kësaj lagjeje përfshin një sipërfaqe prej 12 ha. Përveç rikualifikimit urban të këtij blloku banesash, Veliaj shtoi se në njësinë 7 do të ndërtohet edhe një shkollë e re.