KRYEFAQJA » LAJME » Tjetër shpërthim me bombë në Turqi
Bombe ne truqi

Tjetër shpërthim me bombë në Turqi

Një tjetër shpërthim me bombë ka tronditur Turqinë mëngjesin e sotëm, duke lënë të vdekur 13 persona dhe të plagosur 48 të tjerë. Shpërthimi ka ndodhur jashtë universitetit të qytetit turk Kayseri. Sipas informacioneve nga mediat turke, një autobus që transportonte ushtarë civilë është goditur më bombë në provincën qendrore të Turqisë. Zëvendëskryeministri Veysi Kaynak, tha se ka shumë mundësi të jetë një tjetër sulm terrorist i ngjashëm me atë në stadiumin në Besiktas, duke shtuar se ka shpërthyer një makinë bombë. Turqia ka qenë në qendër të sulmeve terroriste, ku më i fundit ishte ai i datës 10 dhjetor, ku mbetën të vdekur 44 persona.