KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Tjetër tragjedi emigrantësh

Tjetër tragjedi emigrantësh

 

Të paktën 14 migrantë, mes të cilëve shtatë fëmijë, u mbytën mëngjesin e së mërkurës në brigjet perëndimore të Turqisë gjatë fundosjes së varkës së tyre që drejtohej për në ishullin grek të Lesbos, raportojnë mediat turke. Ndërsa 27 persona të tjerë, kombësia e të cilëve nuk është saktësuar, u shpëtuan nga roja bregdetare turke, theksoi agjencia e lajmeve Dogan.