KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Tjetër tragjedi në Mesdhe
Tjetër tragjedi në Mesdhe

Tjetër tragjedi në Mesdhe

Qindra emigrantë mendohet të jenë mbytur në dy anije që transportonin emigrantë nga Libia, njoftojnë burime të ndryshme informacioni. Sipas BBC anijet me rreth 500 emigrantë u mbytën jashtë Libisë,  pranë qytetit Zuvara. Anija e parë, e cila u përmbys të enjten, kishte rreth 50 njerëz në bord. E dyta, e cila u fundos më vonë, mbante rreth 400 pasagjerë. Një zyrtar libian i tha agjencisë së lajmeve “Rojter” se rreth 200 njerëz janë shpëtuar, por kjo është ende e pakonfirmuar.
OKB-ja thotë se rreth 2,400 emigrantë kanë vdekur përgjatë këtij viti,  duke u përpjekur për të kaluar Mesdheun në Evropë. Më shumë se 100.000 të tjerë kanë zbarkuar në Itali, ndërsa 160.000 emigrantë kanë kaluar në Greqi. Roja Bregdetare libiane ka kërkuar gjatë gjithë natës së të enjtes për të mbijetuarit nga tragjedia e fundit. Por Sipas BBC-së Libia nuk ka pajisje të mjaftueshme për të kryeer operacione shpëtimi. Të paktën 100 trupa u dërguan në një spital në Zuvara, në perëndim të Tripolit, i tha një banor BBC-së .