KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Tjetër tragjedi refugjatësh
Tjetër tragjedi refugjatësh

Tjetër tragjedi refugjatësh

Një varkë me refugjatë që ishte nisur nga brigjet turke të Bodrumit drejt ishullit grek të Kosit është përmbysur, duke shkaktuar vdekjen e 17 personave. Varka 8-metra e gjatë u fundos heret në mëngjesin e së dielës në afërsi të ishullit turk Cavus. “Në varkë ndodheshin 37 persona. 20 prej tyre arritën të shpëtonin. Sipas autoriteteve turke, refugjatët ishin të gjithë sirianë. Mes viktimave ka 5 gra e 5 fëmijë. Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Emigracionin, rreth 300,000 emigrantë dhe refugjatë kanë arritur në Greqi këtë vit nga Turqia.