KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » TKOB, Kumbaro prezanton Çelën
TKOB, Kumbaro prezanton Çelën

TKOB, Kumbaro prezanton Çelën

Ministrja e Kultures Mirela Kumbaro ka prezantuar të enjten drejtoreshen e re të Teatrit të Operës e Baletit, Zana Çela. Zonja Kumbaro gjeti rastin që të shprehi mbështetjen e saj për artistët e këtij institucioni. “Artistët mbeten, drejtuesit ikin e vijnë” tha ajo, duke shtuar se “Nuk ka shkurtime, por shtime”. Ministrja e Kultures Mirela Kumbaro gjatë këtij prezantimi ka bërë të ditur se më 7 shtator do të behet publik projekti i një skene të re teatrore që do t’i shtohet kryeqytetit.
Për drejtoreshen e re të Teatrit të Operes dhe Baletit Zana Çela, tri do te jene sfidat e saj në këtë post: një menaxhim i ri dhe modern këtij teatri, rritja e audiencës veçanërisht afrimi i të rinjve dhe së fundi, përfshirja e Teatrit të Operës në rrjetin e teatrove europiane.
Emërimi i producentes Çela në krye të institucionit të vetëm të këtij lloji në vend, u bë pas dorëheheqjes së ish-drejtorit Ilir Kerni me 30 korrik të ketij viti.