KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Tkurret Shteti Islamik
isis

Tkurret Shteti Islamik

Forcat opozitare siriane të përkrahura nga koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, kanë krijuar epërsi në territor duke iu afruar qytetit Manbixh që kontrollohet nga grupi militant Shteti Islamik, në pjesën veriore të Sirisë. Vezhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Londër lajmëroi se sulmi i Forcave Demokratike Siriane ka marrë një zonë që konsiderohet e rëndësishme për furnizimet e militantëve islamike. Sulmet ajrore të aleatëve perëndimorë dhe amerikanë dhe aleanca me kurdët kanë bërë që luftëtarët opozitarë të kenë sukses ndaj pozicioneve të Shtetit Islamik gjatë këtyre javëve të fundit. Grupi militant po merr goditje edhe në Irak si pasojë e një ofensive të ushtrisë qeveritare.