KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Toka të reja falë kullimit e vaditjes
Toka të reja falë kullimit e vaditjes

Toka të reja falë kullimit e vaditjes

Mijëra hektarë tokë në zonën e Semanit dhe Ndërmenasit po rikthehen në toka prodhuese falë kullimit dhe vaditjes. I amortizuar për vite me radhë sistemi i trajtimit të këtyre sipërfaqeve tashmë do të marë jetë duke nisur me funksionimin e kanalit prej 4 kilometrash, që përshkon tokat e Shën Pjetrës dhe Topojës. Kryetari i Bashkisë së Fierit Armando Subashi gjatë inspektimit të punimeve për hapjen e kanaleve kulluese përgjatë brigjeve të Semanit, u shpreh se pas 35 viteve po ndërhyet për tu rikthyer tokën fermerëve. Fermerët e zonës shprehen se tokat e tyre, në mungesë të vaditjes dhe kullimit, ishin kthyer në moçalishte dhe rrezikohej degradimi i tyre. Me fondet e qeverisë shqiptare, Bashkia e Fierit po investon në rehabilitimin e sistemit bonifikues i cili pas viteve 90′ pothuajse nuk funksiononte.